Barcelona lë pikë ndaj Granadas, Jude Bellingham në hapat e CR7

Sport

Barcelona lë pikë në transfertën e Granadas, në ndeshjen që ishte e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit spanjoll. Sfida e luajtur në tokën andaluziane, u mbyll me rezultatin 2-2. Një prej golave të ekipit katalanas, u shënua nga Lamine Yamal, që ashtu sikurse po bën prej muajsh me radhë, edhe këtë herë ka arritur të lërë gjurmë.

Me finalizimin ndaj Granadas, vetëm 16 vjeç e 87 ditë, Yamal është bërë zyrtarisht lojtari më i ri që shënon gol në historinë e La Ligas, duke kaluar në këtë mënyrë rekordin që mbahej nga Fabrice Olinga, 16 vjeç e 98 ditë.

Po ashtu, Granada, bashkë me Rayo Vallecano, Granada është një prej dy skuadrave, ndaj të cilave trajneri Xavi Hernandez nuk ka arritur të marrë dot asnjë fitore, sa herë që është përballur me to.

Më tej, përveç faktit që nuk u kthye me 3 pikë në shtëpi, Barcelona është kthyer gjithashtu edhe me një lajm negative nga andaluzia. Në minutën e 44 të pjesës së parë, mbrojtësi Jules Kounde pësoi një dëmtim, duke ndrydhur gjurin dhe në kampin katalanas i tremben një ndalese të gjatë, megjithëse nuk mungon optimizmi se lojtari do të kthehet shpejt në fushë, diçka që mbetet ende e papërcaktuar.

Në rrethana si këto, në 9 javë, Barcelona klasifikohet në vendin e 3-të të renditjes me 21 pikë, 1 më pak sesa Griona e vendit të dytë dhe 3 më pak sesa Real Madridi kryesues. Në xhiron e 9-të, Los Blancos triumfuan 4-0 me Osasunan në “Santiago Bernabeu”, teksa edhe një herë tjetër, Jude Bellingham bëri diferencën, duke shënuar 2 herë. Në këtë mënyrë, në 10 ndeshjet e para me Realin, fantazisti ka shënuar po kaq gola. Lojtari i fundit që e ka bërë një gjë të ngjashme me klubin merengues është Cristiano Ronaldo në vitin 2009-të. Mund të thuhet se në nisje të kësaj poke, Bellingham po ecën në hapat e CR7, megjithëse kanë role të ndryshme në fushë.

Ndaj Osasunas, një paraqitje pozitive zhvilloi edhe Federico Valverde, i cili dhuroi dy asistime. Që prej fillimit të sezonit, uruguajani ka krijuar 22 mundësi shënimi për gol, duke u bërë në këtë mënyrë, lojtari i vetëm në 5 ligat kryesore të kontinentit që ka arritur një statistikë të tillë.