TRAJNERI I REAL MADRID, CARLO ANÇELOTTI:

Sport

“Sonte do të luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira në Itali. Në sezonin që lamë pas, ata bënë një punë të shkëlqyer. Zotërojnë një kualitet të lartë në organikë. Nuk mungojnë as aftësitë individuale të futbollistëve të caktuar. Nëse këtu shtojmë edhe atmosferën që do të krijohet nga tifozët, atëherë me të vërtetë që për ne do të jetë një transfertë e komplikuar. Kjo do të jetë ndeshja më e fortë e grupit për ne, ndërsa fanella që mbajmë veshur, na detyron të japim më të mirën tonë dhe kërkesat të jenë gjithmonë të larta.

Për këtë arsye, duhet të tregohemi të disiplinuar dhe të veprojmë me zgjuarsi në manovrat tona. Nëse do të luajmë, ashtu sikurse bëmë ndaj Gironas, atëherë do të marrim një rezultat pozitiv.

Nga e shkuara ime me Napolin, mund të them se këtu jam shumë kujtime të bukura. Sigurisht që nuk kanë munguar edhe momentet negative, por unë përpiqem të mbaj mend eksperiencën pozitive. Marrëdhëniet e mia këtu janë të mira me gjithësecilin, ndonëse ndarja nuk ishte shumë e mirë. megjithatë, mendoj se si për Napolin, ashtu edhe për mua, ishte vendimi i duhur, sepse 2 vite më vonë, unë u riktheva në klubin më të mirë në botë. Bellingham? Ai është përshtatur në mënyrë gati-gati perfekte dhe po shfaq potencialin që disponon. Nuk ka rëndësi nëse dikush e konsideron më të mirin në botë ose jo. Unë mendoj se kemi skuadrën më të mirë në botë, ku gjithësecili është i përfshirë të japë maksimumin. Jam i lumtur që Bellingham është pjesë e skuadrës sime dhe që luan me ne.

Rotacionet? Nuk është asgjë e re. E kam shpjeguar edhe herë të tjerë se është thjesht një vendim teknik dhe asgjë më tepër. Sonte mund të kemi ndryshime, por edhe në ndeshjet e ardhshme gjithashtu. Një ditë do të luajë Modriç, dhe në një tjetër mund të jetë Kroos, Thouameni, ose Camavinga.

Krahu i majtë? Camavinga është një mundësi për të luajtur. Elementi pozitiv është fakti se Camavinga është një lojtar i kompletuar, i cili mund të përshtatet në pozicione të ndryshme. Megjithatë, në skuadër kemi dy mbrojtës të majtë, të cilët i vlerësojmë maksimalisht, sikurse janë Fran dhe Mendy.”