Giovanni Di Lorenzo (mbrojtës i Napoli):

Sport

“Eshtë gjithmonë bukur të luash këto ndeshje. E dimë që po përballemi me një skuadër me kampionë të mëdhenj, por do të luajmë në shtëpinë tonë përpara tifozëve tanë. Prandaj do të bëjmë maksimumin tonë për t’ia vështirësuar gjërat një kundërshtari të fortë sic janë 14 herë kampionët e Evropës. Jam i sigurt se gjithashtu edhe madrilenët mendojnë se ne jemi një skuadër e madhe, prandaj kanë marrë masat e duhura. Besoj se do të jetë një përplasje mjaft spektakolare dhe emocionuese, e gjitha për t’u shijuar si në fushë, ashtu edhe në shkallët e stadiumit. Detyra jonë është të bëjmë një paraqitje sa më të mirë, përderisa e theksoj që luhet në fushën tonë, përpara publikut tonë që duam ta gëzojmë. Idealja do të ishte sikur të shoqërohej gjithcka edhe me një rezultat pozitiv. Por më mirë t’ia lëmë gjithcka terrenit të lojës.

Më vjen mirë për golin që shënova ndaj Bragës. Si kapiten i këtij Napoli, objektivi është që së pari të fitojë ekipi, më pas cdo arritje personale është një plus në planin individual”.