NAPOLI vs REAL MADRID, TS1 HD, 21:00 Rudi Garcia (trajner i Napolit):

Sport

“Champions League është kompeticioni më i madh për klube. Vetëm dëgjimi i muzikës të jep energji në fushë.  është një moment special për stafin e trajnerëve dhe lojtarët. Do të luajmë ndaj një prej klubeve më të rëndësishëm të botës, që e ka fituar disa herë këtë turne. Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë.  Real Madridi ka një ekip unik, ata ende kanë të paktën dhjetë lojtarë që nga finalja e fundit që fituan kundër Liverpoolit në vitin 2022. Për më tepër kanë bërë përforcimet e duhura gjatë merkatos. Mbi të gjitha duke nënshkruar me Bellingham për të zëvendësuar Benzeman, megjithëse nuk mbulojnë të njëjtin pozicion. Por gjithashtu nuk kanë bërë një zgjedhje të keqe, edhe me nënshkrimin e një lojtari me përvojë në sulm, sic është Joselu. Sa i takon skuadrës time, Napolit, jam i mendimit se duhet të luajë në Ligën e Kampionëve çdo sezon. Këtë vit e kemi nisur mirë fazën e grupeve, me një fitore disi të ndërlikuar me Bragën. Gjithsesi, besoj se do të vazhdojmë ende me paraqitjet pozitive, që them se do të na dërgojnë drejt një ecurie të mbarë në këtë edicion të Champions League. Ne synojmë t’i japim vazhdimësi rezultateve të deritanishme dhe të vazhdojmë me realizimin e sa më shumë golave, ndonëse kemi disa probleme në mbrojtje sic është mungesa e Rrahmanit dhe Jesus”.