FEDE VALVERDE, MESFUSHORI I REAL MADRID:

Sport

“Për ne është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë rrugën e fitoreve në Champions League, sidomos këtë herë që luajmë ndaj një klubi me mjaft histori. Jemi të motivuar dhe duam të marrim maksimumin nga ky 690 minutësh. Po presim me padurim të zbresim në fushën e lojës dhe të sigurojmë fitoren e radhës.

Këtë sezon po luajmë me një system të ri loje dhe unë jam përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa synimi është që të vazhdoj të pëmirësohem gjithmonë e më shumë. Një trajner si Carlo Ançelotti, të bën t’i bindesh dhe ta1 admirosh më shumë.

Kapiteni i Real Madrid në të ardhmen? Ky është synimi im që prej ditës sime të parë në këtë klub. Dua të bëhem një futbollist i rëndësishëm dhe dikush që mund të merret shembull, sikurse Carvajal, Modriç, apo edhe Kroos. Ne vazhdimisht i ndjekim dhe përpiqemi t’i imitojmë sa më shumë të mundemi. Kur u bëra kapiten i Uruguajit, ishte një nga ndjesitë më të mëdha të jetës sime. Do të doja që atë ndjesi ta provoja edhe këtu tek Real Madrid.”