INTER – BENFICA, TS2 HD, 21:00 Simone Inzaghi (trajner i Inter):

Sport

“Padyshim që na pret një ndeshje tepër sfiduese. Përballë do të kemi një skuadër, që luan me intensitet të lartë. E që mbi të gjitha, ashtu si ne, kanë fituar të gjitha ndeshjet me përjashtim të një humbjeje aksidenalte. Kundër njëra-tjetrës do të jenë dy skuadra të shkëlqyera, që mendoj se do t’i japin jetë një ndeshjej mjaft spektakolare. Besoj se ky do të jetë një grup mjaft i fortë, me gjithcka që do të vendoset me diferenca të vogla. Benfica ka ndryshuar disa lojtarë që u japin atyre cilësi vendimtare. Iu është shtuar sidomos Di Maria që të gjithë e njohim, por parimet e lojës janë të njëjta.Nga skuadra ime jam i kënaqur me ato paraqitje që kemi dhuruar deri tani. Megjithatë kemi ende mundësi të përmirësohemi, gjë që natyrisht do ta arrijmë ndeshje pas ndeshjeje. të gjithë lojtarët e dinë që duke punuar të gjithë bahkë, ne mund të bëjmë gjëra vërtet të jashtëzakonshëm. Lautaro Martinez po vjen edhe më i pjekur këtë vit, të gjithë e njihni si futbollist. Në dy vitet e para ishte fantastik, kurse këtë sezon e ka nisur eedhe më mirë. Më shumë sesa për futbollistin, unë shoh pjekuri si njeri. Tashmë ka përkushtim total, çdo ditë në maksimum, dhe më pas një ndjenjë e madhe përkatësie ndaj Interit që bën diferencën. Kuadrado? Ai kishte një shqetësim por është thirrur për ndeshjen pasi është shumë lojtar i rëndësishëm tek i cili kam besim edhe për impenjimet e mëtejshme”.