Lucas Vazquez, mesfushor i Real Madrid:

Sport

“Është një ndeshje me peshë për ne. Nëse do të triumfojmë, atëherë do të bëjmë një hap të madh drejt kualfikimit në fazën tjetër, që nuk është një objektiv i lehtë për t’u arritur në një kompeticion si ky. E kuptoj pse njerëzit flasin për ‘El Classico’-n, por për ne, kalimi në fazën tjetër të ‘Champions League’-ës është një mision më i rëndësishmë dhe vëmendja jonë është vetëm tek ndeshja e sotme. Nuk më bezdis fakti që njerëzit nuk na shohin si favoritë për të shkuar larg në këtë kompeticion. Nuk është hera e parë. Ne e kemi treguar në fushë se çfarë mund të bëjmë dhe për mua, asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa trofetë që kemi fituar gjatë viteve të fundit.”