Barcelona “shkatërron” Herculesin, Turan shënon një super gol

Sport

turan 550x309

Barcelona e ka copëtuar Herculesin në Camp Nou me rezultat 7-0 në një paraqitje plot sharm të ekipit të dytë katalanas. Digne në minutën e 37-të zhbllokoi rezultatin pasi Hercules parkoi autobusin. Rakitic në fund të pjesës së parë me penallti shënoi golin e dytë për Barcelonën. Në pjesën e dytë Rafinha shfrytëzoi një top të kthyer për të shënuar për 3-0 me një goditje të fuqishme. Paco Alcacer shënoi në minutën e 73-të për 4-0.Turan kompletoi hettrikun e tij me dy gola për tri minuta (86’ dhe 89’). Me këtë fitore Barcelona kalon në 1/8-ën e finales së Copa del Rey.