Barcelona, Xavi rrëfen ëndrrën e tij për t’u bërë trajner

Sport

xavi

“Endrra ime është të bëhem trajner i Barcelonës” – kështu ka rrëfyer së fundmi ish-kapiteni i katalanasve, Xavi Hernandez, i cili vazhdon të jetë aktiv në futboll duke luajtur në Katar për skuadrën e Al-Sadd. Deklarata e legjendës së Barcelonës, i cili ka ngritur lart 4 trofe të Champions League-ës, vjen në një kohë kur trajneri aktual Luis Enrique ka konfirmuar largimin në fund të sezonit. Në një intervistë për Le Parisein, 37-vjecari ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’iu rikthyer klubit që i mundësoi gjithë karrierën që prej vitit 1995. “Të bëhem trajner i Barcelonës, është ëndrra ime, atje kam arritur gjithçka dhe them se këtë projekt jam duke e realizuar. Po punoj për t’u bërë trajner, ende s’e kam marrë licencën, por synimi im ky është” – ka thënë Xavi për Le Parisien. Shtatshkurtri katalan shtoi se ka shumë për të mësuar në këtë drejtim, por qartësoi njëherë e mirë se është e pa-mundur për të që të zëvendësojë Luis Enriquen. “Ende nuk e kam dhënë provimin e trajnerit dhe më duhet ta pranoj se ende i mendoj gjërat si lojtar dhe jo si trajner” – tha Xavi, i cili rrëfeu se sezonin e ardhshëm, ku ai do të jetë 38-vjeç, do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli. Me 743 ndeshje me Barcelonën dhe 133 me Spanjën, Xavi ka fituar gjithcka në karrierë, Kupë Bote dhe Kupë Evrope, Kampionate, Kupa dhe Super-kupa Spanje, Champions League-a dhe tituj kampionë në La Liga. Për një total prej 31 trofesh, që e kompletojnë atë si një kampion të vërtetë, i cili është më shumë se i dëshirueshëm në Camp Nou.