Champions, zhgënjen Bayern & Napoli!

Sport

champions 650x366 640x340

Barcelona dhe Manchester City janë dy skuadrat e radhës qe prenë nje bilete per ne raundin e 1/8-ve nje jave nga përfundimi i fazës ne grupe. Skuadrës se Pep Guardioles i mjaftoi nje barazim 1-1 ne Monchengladbah ndaj Borusias per te arritur kualifikimin ne grupin C. Ne takimin e transmetuar ne Vizion Plus, te dy golat u shënuan qe ne pjesën e pare. Fillimisht ishin gjermanet qe kaluan ne avantazh ne minutën e 23 me Rafael, ndërsa ne fundin e kësaj pjese barazoi shifrat David Silva. Barcelona fitoi me rezultat te pastër ne Gllasgow 2-0 ndaj Selltik fale dopietes se Lionel Mesi, nje nga te cilët nga pika e bardhe e penalltisë. Ne supersfiden e mbrëmjes Arsenal dhe Paris Sg u ndanë ne barazim 2-2 me francezet qe morën kryesimin e grupit A, edhe pse me pike te barabarta me topçinjtë e Arsen Venger. Kavani zhbllokoi shifrat per miqtë përpara se ne fundin e pjesës se pare Zhirud te kthente gjithçka ne baraspeshe nga pika e bardhe. Ne pjesën e dyte dy autogola nga Verrati dhe Iwobi. Takimi tjetër i këtij grupi mes Ludogorec dhe Bazel përfundoi i bardhe pa gola. Humbje e papritur per Bajern ne Rostov 2-3 duke i thëne lamtumire vendit te pare ne grupin D. Edhe pse bavarezet shënuan te paret me Duglas Costa, vendasit jo vetëm gjeten barazimin me Azmun, por edhe kaluan ne avantazh me Poloz. Barazimi provizor u realizua nga Bernat përpara se ne nje goditje dënimi fantastike Noboa t’i jepte fitoren ruseve. Ndërkohe kryesuesit e Atletikos se Madridit arritën fitoren e 5 radhazi kete here ndaj Psv Eindhoven 2-0 me gola te dy francezeve Gamiero dhe Grizman. Barazim Thriler 3-3  ne Stamboll mes Beshiktash dhe Benfikes ne grupin B. Portugezet e mbyllen pjesën e pare 0-3 fale golave te Guedes, Semedo dhe Fejsa. Por ne pjesën e dyte kampionet e Turqisë bën mrekullinë duke gjetur tre here rrjetën me Tosun, Kuaresma dhe Abubakar duke mbajtur gjalle shpresën deri ne fund per nje kualifikim ne turin tjetër. Nuk e shfrytëzoi kete barazim Napoli qe beri nje hap fals ne shtëpi 0-0 me Dinamon e Kievit dhe tashme rrezikon seriozisht te përfundoje aventurën ne champions qe ne fazën e grupeve.