Wanda Nara habit me deklaratën e fundit…”Icardi ka refuzuar shumë oferta, unë mendoj se do të qëndrojë tek…”

Sport

Si të gjitha telenovelat e suksesshme, edhe ajo e të ardhmes së Ikardit ka marrë një kthesë befasuese dhe është ushqyer nga zhvillime intriguese. Bashkëshortja dhe agjentja e argjentinasit, Wanda Nara ka dhënë një deklaratë të papritur në emisionin e njohur Tiki Taka: “Icardi ka refuzuar shumë oferta, unë mendoj se do të qëndrojë tek Interi”! Sipas saj lojtari është treguar gjithmonë koherent gjatë kësaj periudhe: Ne nuk po presim lëvizjen e Juventusit- ka deklaruar Ëanda Nara. Fjalët e saj kanë qartësuar disi një situatë të turbullt, duke bërë që spekullimet e javëve të fundit të ngadalësojnë disi: Mauro ka refuzuar disa klube të mëdha. Unë kam bërë punën time duke folur me përfaqësuesit e tyre, por duhet të dini se në fund të fundit, vendimet i merr ai vetë.- ka sqaruar Ëanda Nara. Zërave se në ditët e fundit të merkatos Juventus mund të bëjë një lëvizje vendimtare- agjentja e lojtarit iu është përgjigjur prerazi: Nuk e di! Sa i takon pyetjes direkte mbi trajnerin Konte, Ëanda Nara ka thënë se italiani është një trajner i madh, ndoshta një nga më të mirët, por në fund edhe ai do të zbatojë vendimet e klubit.

Ikardi mendon se nuk i janë mbyllur të gjitha shtigjet tek Inter, ka ende shpresë për të qëndruar- ka deklaruar ajo. Nuk e di se cfarë mund të ndodhë- ka vijuar ajo, por unë di të them se lojtari ka mbajtur një logjikë të ftohtë dhe koherente deri tani, duke refuzuar oferta të parefuzueshme. Dua të sqaroj se Ikardin nuk e ka kontaktuar askush presonalisht- ka thënë Ëanda Nara. Sipas sak ndoshta Konte mund të befasojë duke e rikthyer Ikardin në fushën e lojës, edhe pse nuk e ka bërë deri tani. “Këtë zgjedhje e bën klubi- ka thënë ajo, tek e fundit është Klubi që i paguan rrogën”. Ëanda Nara i ka dhënë indicie të cmuara shtypit me një fjali të fundit të mbuluar nga misteri: Ndoshta dikush i ka kërkuar Ikardit të qëndrojë tek Inter, kush mund të jetë? Ndoshta shefi i madh! Ka përfunduar Ëanda Nara.