Bayern kthen sytë nga Hojlund

Sport

Bajerni i Mynihut është në kërkim të një sulmuesi qëkur Robert Lewandowski vendosi ti bashkohej Barcelonës në verën e vitit 2022. “Die Rotten” e kanë vuajtur mungesën e një qëndërsulmuesi dhe Choupo-Moting edhe pse ka shënuar 17 gola nuk konsiderohet i mjaftueshëm për klubin gjerman.

Në skenë janë disa emra të rëndë si Harry Kane, Victor Osimhen, por edhe Kolo Muani i Frankfurtit, megjithatë ka dhe një alternativë që zgjon interes. Fjala është për sulmuesin e Atalantës Rasmus Hojllund. 20 vjecari po zhvillon një sezon shumë pozitiv në Serinë A dhe deri më tani ka gjetur rrjetën 7 herë golin në kampionat dhe 1 herë në Kupën e Italisë teksa ka zbirtur në fushë në 28 ndeshje. Atalanta e “peshkoi” tek Sturm Graz dhe pagoi 17.2 milion euro për të drejtat e tij në verën e shkuar.

Sigurisht pesha e Hojlund nuk mund të jetë e të njëjtit nivel si e sulmuesve të përmendur më herët, megjithatë është një alternativë shumë e mirë dhe jo e kushtueshme për Bajernin e Mynihut. Vlera e tij aktuale në treg përllogaritet të jetë rreth 35 milion euro, një shifër që bavarezët e kanë mundësinë ta shpenzojnë, madje kanë mundësinë që edhe të derdhin pak më tepër të ardhura në llogarinë e klubit bergmasak për të mposhtur edhe konkurencën. Rasmus Hojlund debutoi në mënyrë të mrekullueshme edhe me përfaqësuesen e Danimarkës, ku në 4 ndeshjet e tij të para ka shënuar 5 gola.