Bayern nuk ka nevojë për Sanchon, Ribery sheh të ardhme të madhe për bavarezët

Sport

Franck Ribery u mendua se ishte pranë tërheqjes nga futbolli pasi lajmëroi largimin e tij nga Bayern Munich. Por 36-vjeçari francez vijon të mahnisë me paraqitjet e tij, duke u kthyer në një elemet të rëndësishëm të Fiorentinës. Ish-lojtari i Bayern është pyetur rreth forcës aktuale të skuadrës bavareze, teksa pjesë të diskutimit, Ribery ka bërë edhe talentin e Dortmund, Jadon Sancho. Francezi u shpreh se Bayern Munich i ka të gjitha mundësitë për të triumfuar jo vetëm në Gjermani, por edhe në arenën europiane. Sipas tij, bavarezët janë nënvlerësuar disi në sezonet e fundit, por Ribery garantoi se e ardhmja për kampionët e Gjermanisë do të jetë vërtet e madhe.

Ai u shpreh se në skuadër ka talente të jashtëzakonshme dhe lojtarë si Gnabry, Kimich apo Coman, mund të jenë liderët e ekipit drejt sukseseve. Për të dhënë një tablo më të qartë, Ribery tha se pavarësisht se Jadon Sancho është një lojtar i shkëlqyer, ai do ta kishte shumë të vështirë të gjente vend në formacion tek ky Bayern. 36-vjeçari u shpreh se skuadra do të përforcohet ende, por tani mund të shohësh fare lehtë se cilët do jenë elementet që do të dominojnë tek skuadrave bavareze në të ardhmen. Fitorja 7-2 e kampionëve të Gjermanisë në transfertën me Tottenham nuk e ka surprizuar aspak Ribery, i cili shtoi se pas asaj sfide, njerëzit presin shumë nga Serge Gnabry, por Ribery e këshillon t’i marrë gjërat shtruar, pasi ai është ende i ri dhe ka shumë për të mësuar.