Sporting i përgjigjet Manchester United, për Bruno Fernandes kërkojnë 80 milionë euro

Sport

‘Telenovela’ e Bruno Fernandes duket se nuk ka fund. Mesfushori lidhet prej kohësh me një transferim tek Manchester United, klub me të cilin vetë lojtari i ka gjetur marrëveshjet e duhura. Por është Sportingu i Lisbonës që komplikon situatën dhe nuk tërhiqet nga kërkesat e saj të larta për të lëshuar shërbimet e 25-vjeçarit. Siç raportojnë mediat angleze dhe ato portugeze, klubi i ‘Primeira Liga’ i është përgjigjur ofertë fillestate të Manchester United prej 60 milionë eurosh me një kundër-ofertë. ‘Luanët’ e Lisbonës kërkojnë të paktën 80 milionë euro për kartonin e Bruno Fernandes. Këtë çmim kërkoi zyrtarisht edhe një nga bashkëpronarët e klubit portugez, i cili tha se nuk do të tërhiqen nga këto kërkesa. Ajo që ka lënë Sportingun të pakënaqur janë disa pika të veçanta të marrëveshjes, ku supozohet të ketë bonuse për portugezët në rast se Bruno Fernandes fiton ‘Topin e Artë’ apo Manchester United fiton titullin e ‘Premie League’-ës.

Gjithësesi, sipas ‘Goal’, arritja e një marrëveshjeje tashmë duket gati gati diçka e detyrueshme për Sportingun, pasi edhe lojtari me përfaqësuesit e tij po ushtrojnë presion të fortë për të mos e komplikuar kalimin e mundshëm të Bruno Fernandes drejt ‘Old Trafford’. Për të mbyllur me sukses këto bisedime, drejtuesit e Manchester United janë duke u ndihmuar edhe nga agjenti i mirënjohur, Jorge Mendes, që po përpiqet të bëjë realitet ëndrrën e mesfushorit 25-vjeçar për të luajtur në ‘Premier League’.