Të gjitha skuadrat, të magjepsura nga Piatek…

Sport

piatek

Ai është padyshim surpriza e këtij sezoni në Serie A dhe golashënuesi i momentit me 9 gola në 8 ndeshje. Krzysztof Piatek është njeriu i momentit tek Genoa dhe ndoshta në gjithë futbollin italian. 23-vjeëari ka vijuar me formën e mirë edhe tek kombëtarja e Polonisë, ku u thirr për herë të parë dhe shënoi në sfidën ndaj Portugalisë. Shumë skuadra nuk kanë vonuar të shfaqin interes për lojtarin, që i transferua nga Cracova Krakow tek Genoa për vetëm 4.5 milionë euro.  Mediat raportonin në fillim të tetorit një interesim të fortë të Barcelonës dhe Borussia Dortmund, por më të preferuarat për polakun mund të jenë pistat e Napolit dhe Romës.

Krzysztof Piatek 800 445

Në Itali, Piatek është ambientuar mjaft mirë dhe kalimi tek një skuadër e madhe e Serie A do të ishtë një hap i sigurtë e cilësor në karrierën e tij. Presidenti i Napolit, De Laurentiis ka nisur kontaktet e para me përfaqësues të polakut. ‘Të kaltërit’ nuk duan të përballen më një ankand për kartonin e Piatek, pasi ëmimi i shërbimeve të 23-vjeëarit do të rritej ndjeshëm. Edhe tek Roma kanë filluar përgatitjet për të arritur një marrëveshje për në merkaton e janarit. Monchi po punon për të avancuar gjërat edhe me drejtuesit e Genoas, që kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e polakut. Skuadrat në fjalë janë gati për një ofertë fillestare prej 35 milionë eurosh, por tek Genoa kërkojnë një shumë të përafërt me atë të 50 milionë eurove.