Bazeli, ironi pas shkurorëzimit nga Young Boys

Sport

young boys bazel

Befasia e ardhur sa i takon fituesit të kampionatit zvicerian për këtë sezon, Young Boys, është marrë me sportivitet nga kampionët e shkurorëzuar, Bazel. Pikërisht, pas 8 vjetësh dominim nga ana e skuadrës ku luan Taulant Xhaka, tashmë është klubi nga Berna që arriti të rrëmbejë titullin kampion. Festë e çmendur e natyrshme nuk ka munguar në ndeshjen e fundit të Young Boys në kampionat, ku tifozët janë futur në fushën e lojës për të festuar me lojtarët e tyre këtë arritje që vjen pas vitesh dominimi nga Bazeli.

young bazel
Gjithsesi, në edicionin e ardhshëm të Champions League do të jenë dy ekipe që do të marrin pjesë nga kampionati zvicerian, prandaj Bazeli do të jetë sërish protagonist i të ashtuquajturit si kompeticioni më prestigjoz evropian. Por ajo që ka bërë përshtpje ishte një reagim ironik i publikuar nga drejtuesit e skuadrës së Taulant Xhakës në gazetën zvicerane, “Blick”, pasi kanë parë festën e titullit kampion nga Young Boys. Në mesazhin e publikuar nga klubi i Bazelit, shkruhej: “Ju lutem, mbajeni me kujdes këtë trofe. Ne duam që të na e riktheni në kushte të mira”.