Bekim Balaj rrëfen pengun e karrierës së tij: Kam qenë pranë firmosjes me PSG-në

Sport

balaj 1

Bekim Balaj ka rrëfyer një prapaskenë interesnate në periudhën kur ai ka qenë në moshën 17-vjecare. Në një intervistë të dhënë për Zvestia.rui, sulmuesi i kombëtares shqiptare shprehet se ai së bashku me Odise Roshin kane qenë pranë firmosjes së kontratës me klubin francez PSG. Balaj thekson se mos firmosja e kontratës me klubin francez u bë për shkak të presidentit të Vllaznisë i cili nuk ishte dakort me shumën financiare.

“Isha 16 ose 17 vjec, kur bashkë me Roshin, shokun tim të skuadrës këtu te Terek Grozni, shkuam për prove te Paris Saint Germain. – Tregon fillimisht Balaj. – Gjithcka shkoi mirë, por në fund nuk e firmosëm kontratën, sepse presidenti i klubit tim në Shqipëri, nuk ishte dakort me shifrat që ofronin gigantët francezë. Në momentin e parë që m’u dha mundësia u largova nga Shqipëria për të mësuar sesi funksionojnë gjërat te vendet e tjera.” shprehet Balaj.

Shkodrani është futbollisti i momentit në kampionatin rus me skuadrën e Terek Groznit, ku është golashënuesi më i mirë me 8-gola të realizuar.