Momenti i të së vërtetës, ja kur publikohet e ardhmja e Kylian Mbappe

Sport

“Çdo gjë ka përfunduar dhe së shpejti do njoftoj publikisht vendimin tim”. Këto fjalë fjalët e Kylian Mbappe, kur është pyetur rreth të ardhmes së tij. Prej kohësh tashmë, francezi është kthyer një nga temat më të komentuara të merkatos së verës, por gjithçka pritet të marrë fund vetëm brenda pak ditësh.

Kampioni I botës e ka refuzuar disa herë ofertën e PSG, çka do të thotë se mundësitë janë tepër të mëdha që sulmuesi të largohet me parametra zero nga kampionët e Ligue 1 në mbyllje të këtij sezoni. Gjatë kësaj kohe, klubi që është konsideruar si e ardhmja e Kylian Mbappe është Real Madrid.

Mirëpo, nga ana e kampionëve të La Liga, ende nuk ka asnjë deklaratë. Sipas mediave pranë klubit madrilen, nga zyrat e Santiago Bernabeut nuk do të dalë asnjë fjalë, deri në momentin, që Mbappe ta bëjë publike të ardhmen e tij. Ndonëse gjithçka pritet të konfirmohet në vijimësi, rrethanat thonë që këtë verë, 23 vjeçari do bashkohet me Los Blancos. Argumenti më I besueshëm për këtë është çështja e kontratës, që Mbappe vendosi të mos e rinovojë me Parisin dhe tashmë po largohet me kosto zero prej andej.

Këtë edicion futbollistik, Kylian Mbappe, përveç titullit kampion, kryeson listën për golashënuesin më të mirë të kampionatit, aty ku në 37 javë, ka realizuar 25 gola, 1 më shumë sesa Ben Yedder i Monaco. Nisur pikërisht nga këto të dhëna, dë fundmi, Mbappe ka fituar edhe çmimin si lojtari më i mirë i vitit në kampionatin francez për edicionin futbollistik 2021/22. Ky është një titull, që sulmuesi e ka fituar për të 3-tën herë gjatë epokës së tij në Ligue 1.