Stefano Pioli, trajneri i Milanit:

Sport

“Kjo ndeshje vlen shumë. Nuk kemi pse ta fshehim faktin që ky takim vlen shumë për sezonin dhe objektivat tona. E kemi thënë se duam ta kalojmë fazën e grupeve dhe kjo ndeshje vendos gjithçka. Është e vërtetë që nuk kemi dhënë gjithmonë më të mirën tonë, por kjo nuk lidhet vetëm me kalendarin e ngjeshur. Rinovimi i kontratës është diçka e bukur, pasi do të thotë se kam të gjithë besimin e nevojshëm për të vijuar punën, por ne jemi një skuadër që duam t’i themi fjalët tona në fushën e lojës. Kjo ndeshje ndaj Salzburgut, është shansi më i mirë për këtë. I njohim cilësitë tona, njësoj si ato të kundërshtarin. Por këto njohuri nuk kanë vlerë nëse nuk i vendosim në punë në favorin tonë në fushën e lojës. Salzburgu është një nga ato skuadra që nuk ka humbur në ndeshjet jashtë shtëpisë, prandaj presim një ndeshje të komplikuar. Leao është një lojtar i madh. Për mendimin tim, në rolin e tij, është një nga më të mirët sa i përket cilësive. Nuk mendoj se duhet të gjejmë ndonjë justifikim që gjërat të mos shkojnë mirë sot. Të gjithë lojtarët ndihen mirë dhe duan të japin kontributin e tyre. Luajmë përpara tifozëve tanë dhe i kemi të gjitha kartat për të bërë një ndeshje të madhe.”