Sandro Tonali, mesfushor i Milanit:

Sport

“Nuk ka arsye se pse të ndjejmë frikë përpara një ndeshjeje si kjo. Është një takim vendimtar, por ne jemi mësuar të luajmë nën një presion të tillë. Salzburgu ka një skuadër shumë të fortë, luajnë shpejt dhe janë të organizuar shumë mirë në mbrojtje. Nuk është momenti që të shfaqim frikë. Duhet të zbresim në fushë me besim e të jemi të përqëndruar vetëm tek ajo që ndodh aty. Jemi të lumtur për rinovimin e kontratës së trajnerit. I kemi bërë komplimentet tona dhe mendoj se është diçka e merituar. Por tani jemi të përqëndruar tek ndeshja. Kemi punuar shumë për të mbërritur këtu, prandaj nuk mund të bëjmë gabime në një moment të tillë. Të luash kaq shpesh, siç po ndodh në këtë sezon, shpenzon shumë energji. Ka ndodhur që kemi bërë edhe paraqitje jo të mira, por kështu kemi mësuar si të vuajmë në fushën e lojës dhe gjithmonë të luftojmë për fitoren.”