Matthias Jaissle, trajneri i Salzburgut:

Sport

“Kjo ndeshje për ne është një finale dhe të gjithë duan t’i fitojnë finalet. Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që kemi marrë deri më tani nga tifozët tanë dhe u emocionuam kur na shoqëruan në aeroport. Ne kemi një skuadër shumë të re dhe jemi ende në garë për t’u kualifikuar në raundin tjetër, pavarësisht se gjendemi në një grup shumë të fortë. Në ‘San Siro’ duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Përpara nisjes së fazës në grupe, shumë pak mund ta besonin se ne mund të ishim në këto pozita. Çfarë kemi arritur deri më tani është padyshim e jashtëzakonshme. Tani kemi një shans të madh për të bërë një hap tjetër dhe do të zbresim në fushë për ta shfrytëzuar këtë mundësi. Mendoj se presioni është mbi Milanin, pasi ata janë favoritët e mëdhenj. Ne kemi nevojë patjetër për një fitore, por nuk mendoj se kjo luan një rol thelbësor, pasi jemi një skuadër që është ndërtuar për të sulmuar sa më shumë. Në fushë do të kemi situata të ndryshme dhe në aspektin taktik duhet të jemi të kujdesshëm. Dëshira për të arritur kualifikimin është shumë e madhe, por duhet të lëmë emocionet në momentin që do të jemi të fushën e blertë.”