Maurits Kjaergaard, mesfushor i Salzburgut:

Sport

“Një nga objektivat që i kemi vendosur vetes në fillim të sezonit ishte edhe pjesëmarrja në kompeticionet europiane gjatë pranverës së ardhshme. Kemi një shans të madh për të luajtur mes më të mirëve të kontinentit dhe kjo për ne është diçka e madhe. Të luash në ‘Champions League’ ka një tjetër peshë. Jemi vetëm një fitore larg fazës tjetër dhe kjo na jep krenari, por edhe motivim. E dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe do të përpiqemi me të gjitha forcat tona të marrim fitoren. Nuk ka për të qenë një ndeshje e lehtë. Luajmë ndaj kampionëve të Italisë, në shtëpinë e tyre dhe kjo mjafton për të kuptuar nivelin e vështirësisë që na paraqitet sot. Gjithësesi, jemi gati dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund.”