Botërori, Modric: Të dëshpëruar, por krenarë për…

Sport

modric
Kurrë kaq afër majës së botës. Kroacia doli me kokën lart nga finalja e Luzhnikit në Moskë, duke paguar shtrenjtë sidomos golat e shpejtë të Pogba dhe Mbappe në fillimin e pjesës së dytë. Ato që i dhanë mundësinë Francës të thellojnë avantazhin e të vendosin praktikisht duart tek trofeu i Kampionit të Botës. Gjithsesi, vendi i dytë i podiumit mbetet një arritje historike për një shtet që ka pak më tepër se 4 milionë banorë dhe që për FIFA-n u rikthye të ekzistojë vetëm prej 1990-s. Mbi faktin se u realizua dicka madhështore është i vetëdijshëm edhe tekniku Zlatko Dalic, i cili përveç përgëzimeve për Francën, nuk harroi të përmendë punën e bërë: “Jemi të trishtuar dhe krenarë në të njëjtën kohë. Zhvilluam një ndeshje të mirë, teksa penalltia e fundit të pjesës së parë bëri gjithçka më të ndërlikuar. Por nuk e harrojmë që regjistruam suksesin më të madh në historinë e futbollit kroat. Prandaj duhet të jemi krenarë për atë që bëmë Mbetet keqardhja për trofeun e munguar, por kjo është jeta…”, u shpreh Dalic.

dalic
I vetmi kroat që mund të thuhet se fitoi një cmim ishte Luka Modric, i zgjedhur si futbollisti më i mirë i Botërorit rus. Mesfushori i Realit u shfaq tepër i emocionuar pas ndeshjes: “Kemi trishtim për humbjen, por edhe krenari për atë që bëmë. Pasi ishte dicka që do të mbahet mend gjatë. Për pjesën më të madhe të takimit ishim më të mirët në fushë. Por ato gola të pësuar në mënyrë të pafat shuan shpresat tona”, deklaroi Modric. Imazhi i zgjedhur nga ai për të rrëfyer përshtypjet rreth grupit kroat në fund të ndeshjes, ishte ajo e një zemre të lënë në terrenin e lojës të Luzhnikit të Moskës. Gjithashtu mbeten edhe ato 6 ndeshje pa humbje në këtë Botëror. Deri në finale…