Belgjikë/Debutim mbreslënës për Gurin, Abazaj ishte i dëmtuar

Sport

guri

Bashkë me startin e sezonit 2018-2019 në Jupiler Ligën belge, vëmendja është përqendruar edhe te dy shqiptarët që do të luajnë aty, Sindrit Guri dhe Kristal Abazaj. Oostende dhe Anderlechti, ku luajnë dy futbollistët që shkëlqyen vjet me Kukësin e Skënderbeun, morën edhe tripikëshat e parë. Megjithëse vetëm Guri e shijoi fitoren duke qenë në fushë. Sulmuesi shtatlartë u aktivizua për 90 minuta me Ostende në ndeshjen kundër Mouscron. Pavarësisht se nuk shënoi, Guri rezultatoi tepër i cmuar për skuadrën, teksa dha asistin për golin e barazimit të Oostende në minutën e 46-të. Mirëpo, shtatlarti shqiptar u bë protagonist edhe në një tjetër moment, kur fitoi dhe një faull, duke bërë që kundërshtari të ndëshkohet me karton të kuq. Aq sa la Mouscron me 10 vetë në fushë. Si përfundim, Oostende shënoi edhe golin e dytë, duke fituar me rezultatin 2-1.

abazaj
Ndryshe nga Guri, Kristal Abazaj u detyrua të shohë nga tribuna suksesin që Anderlechti i tij arriti në transfertë ndaj Kortrijk. Skuadra e ish-sulmuesit të Luftëtarit fitoi me shifrat 4-1. Por sulmuesi shqiptar mungoi për shkak dëmtimi, gjë që e bëri të ditur vetë Kristali përmes një postimi në Instagram, ku shfaqej me këmbën e fashuar. Teksa ka sqaruar se ndryshe nga ajo që është folur në media, nuk kishte mbetur jashtë për zgjedhje taktike, por se ka pasur një dëmtim. Ndërkohë që ka lënë takim për javës tjetër. Pikërisht, atëherë kur në program është një Anderlecht-Oostende, që shihet si derbi i shqiptarëve. Pavarësisht nëse do të jenë apo jo të dy në fushë.