Boateng: Përse nuk e lashë Bajernin…

Sport

boateng ba
Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Jerome Boateng ka zbuluar se ai refuzoi gjatë verës një transferim te Manchester Junaited. Teksa pranoi edhe se i shpjegoi arsyet personalisht Mourinhos, në një telefonatë që bëri në adresë të trajnerit portugez. 30-vjecari, fitues i Kupës së Botës në 2014-n me Gjermaninë, u përfol shumë mbi një transferim të mundshëm drejt “Djajve të Kuq”. apo edhe Paris SG, por si përfundim lëvizja nga gjigantët gjermanë nuk u materializua. Mirëpo tashhmë është vetë gjermani me origjinë ganeze që ka treguar bisedën që ka pasur me Mourinhon, në lidhje me motivet që e shtynë të mos largohet nga Bayern.

Jerome Boateng

“Kam pasur oferta nga Paris SG dhe Man.Utd. Por nuk doja thjesht të largohesha nga Bajerni. Isha i interesuar për një sfidë shumë më stimuluese, që të më bindte 100 për qind për të ikur nga Mynihu. Ndihem mirë tek Bajerni, që është një nga klubet më të mëdha në botë. Ai rrëfeu se telefonoi Mourinhon, për t’i thënë se interesimi i tij ishte një nder dhe e falënderoi që ngulmoi aq shumë në adresën time. POr si përfundim u desh t’i shpjegonte se e kishte të vështirë të largohej nga bavarezët. E se do të lëvizte vetëm për një klub që të ishte përmbi Bajernin.