Botërori/ Një lojtar largohet nga Anglia, një tjetër rikthehet

Sport

Teksa Anglia bëhet gati për duelin çerekfinal të Kupës së Botës, atë ndaj Francës, nga kampi i përfaqësueses së 3 luanëve është larguar një lojtar. Ai është Ben White. Sipas informacioneve që përcjellin mediat në ishull, mbrojtësi i qendrës ka patur mosmarrëveshje me asistentin e trajnerit Gareth Southgate, Steve Holland.

Jo vetëm kaq, por mbrojtësi i Arsenalit nuk po kalonte një periudhë pozitive edhe me shokët e skuadrës së tij, pasi nuk po përshtatej dot si duhet. Në kushte si këto, përfaqësuesit e kombëtares angleze e kanë parë të arsyeshme që White të largohej nga grumbullimi me ekipin britanik dhe të rikthehej në Londër, ndërsa Federata e Anglisë ka bërë thirrja që të respektohet privatësia e lojtarit. Po ashtu, edhe Arsenli ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke treguar se është në mbështetje të mbrojtësit.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, vendi i Ben White do mbetet bosh, pasi trajneri Southgate nuk do thërrasë një tjetër zëvendësuses.

Por, teksa një lojtar largohet nga grumbullimi me Anglinë, një tjetër është rikthyer. Fjala është për Raheem Sterling, i cili disa ditë më parë u rikthye menjëherë në Londër, pas incidentit që pati në familje, teksa shtëpia e tij u bastis nga grabitësit. Megjithatë, anësori i sulmit e ka kaluar momentin e vështirë dhe është rikthyer bashkuar sërish me skuadrën ne Katar.