Celine Dion shtyn datat e turneut pas zbulimit të gjendjes së pashërueshme shëndetësore

Showbiz

Celine Dion shtyn datat e turneut muzikor pasi zbulon gjendjen e pashërueshme shëndetësore. Ylli i hitit të paharrueshëm  “My heart will go on”, ka zbuluar se është diagnostikuar me Sindromën e Personit të ngurtë (SPS), një çrregullim i rrallë neurologjik me tipare të një sëmundjeje autoimune.

Këngëtarja ka ndarë me 5.2 milionë ndjekësit e saj në Instagram se situate shëndetësore i bën muskujt e saj të veprojnë në mënyrë të pakontrolluar. Kjo sëmundje gjithashtu e ka lënë atë me vështirësi në ecje por edhe këndim, që do të thotë se nuk do të jetë në gjendje të luajë shfaqje të planifikuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë vitin e ardhshëm.

“Kam një kohë të gjatë që kam probleme me shëndetin”, njoftoi Dion. “Dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar”, ishte shprehur këngëtarja 54-vjeçare në një video të ngarkuar emocionalisht.