Mert Firat ka një mesazh për kolegët: ”Ata që janë lodhur nga serialet, t’i afrohen teatrit”

Showbiz

Aktori i njohur Mert Fırat në intervistën e fundit ka treguar se vazhdon të jetë i angazhuar me shfaqjet teatrale. Fırat, së fundmi është interesuar më së shumti për teatrin se serialet. Ai u shpreh se ndihet i familjarizuar me skenën e teartit dhe projektet teatrale. Aktori mori pjesë në një projekt televiziv për herë të fundit vitin e kaluar. Përveç kësaj, ai bashkëpunoi në disa projekte digjitale dhe rrëfeu se për një kohë të gjatë kishte pyetur veten nëse dëshironte ti rikthehej serialeve apo të ekpserimentonte në fushë tjetër.

Në deklaratën e tij, ai u shpreh: “Po punoj për projektet e sezonit të ardhshëm. Nuk kam provuar asnjëherë kaq shumë kënaqësi, përmbushje dhe adrenalinë siç ndodh kur ngjitem në skenën e teatrit, me një publik që i ka sytë nga unë e pret prej meje fjalën dhe veprimin e radhës”. Duke shtuar se kohët e fundit vinte re një interesim të madh për teatrin, aktori u shpreh: “Është ndryshe kur aktorët që janë trajnuar në seriale televizive, interpretojnë në skenën e teatrit. Ka kaq shumë opsione sot jo vetëm për publikun por edhe për aktorët. Le të gjejë gjithësecili ku përket dhe të jap më të mirën!

Ai përfundoi me një thirrje drejtuar shtypit kur tha se kur ai  ndihmon në përhapjen e lajmeve për teatrin, kjo ndihmon gjithashtu  që sallat të tejmbushen. Deklarata e Firat për ndikimin pozitiv që aktorët e serialeve sjellin në teatër u vlerësua për t’i dhënë shtysë kolegëve të tij që të provojnë emocione të reja e të mos përfshihen nga monotonia.