BRAGA – PANATHINAIKOS, TS1 HD, 21:00 Artur Jorge (trajner i Braga):

Sport

“Lojtarët e mi janë gati për atë që na pret, janë të mbushur plot ambicje dhe vendosmëri. Do të përballojmë dy sfida vatje-ardhje, që unë do ta përkufizoja si më të rëndësishmen në historinë e Bragës. Prandaj kemi detyrën për të qenë një ekip plot me ambicje, përderisa gjendemi 180 minuta larg arritjes së një objektivi të rëndësishëm për rritjen dhe konsolidimin e klubit tonë. Panathikasi ka eleminuar Dinpron, ekipin e dytë të Ukrainës, por mbi të gjitha Marsejën, të tretën në Francë. Bëhet fjalë për një skuadër që lufton gjithmonë për vendet e para në Greqi, kështu që na pret një ndeshje tepër e vështirë. Mirëpo besoj se këto do të jenë dy ndeshje mes skuadrave me të njëjtin synim, pra për të qenë në grupet e Champions League. Fakti që luajmë ndeshjen e parë në shtëpi do të thotë se kemi mundësinë për të shkuar në takimin e kthimit me një rezultat pozitiv. Shpresojmë të jemi të denjë për një sfidë të nivelit të tillë, sepse parashikoj të jetë një lojë tmerrësisht impenjuese për ne. Ajo që mund të bëjë diferencën është fakti që do të kemi në mbështetje tifozët tanë. Ata kanë qenë gjithmonë të shumtë në numër nëpër ndeshjet tona, prandaj do të jetë një element ekstra, që do të na ndihmojë ne për të arritur atë që duam. Duam që edhe tifozët tanë, përkrah të gjtihë skuadrës, të jenë pjesë e një momenti historik për Bragën”.