Bruno Fernandes kërkon të shtyjë ‘djajtë e kuq’ drejt ‘Champions’!

Sport

Bruno Fernandes gjeti golin e parë me skuadrën e Manchester United, teksa shndërroi në gol një 11-metërsh në fitoren 3-0 të ekipit të Solskjaer ndaj Ëatford. Që prej debutimit të tij me fanellën e ‘djajve të kuq’, Fernandes ka patur një impakt të rëndësishëm në lojën e Manchester United, duke treguar se transferimi i tij në ‘Old Trafford’ deri më tani ka qenë një zgjidhje e mirë e drejtuesve. Gjithësesi, ambiciet e mesfushorit portugez shkojnë edhe më larg. 25-vjeçari u shpreh se kërkon të çojë skuadrën në vendin e katërt të renditjes së ‘Premier League’-ës, çfarë do t’u siguonte ‘djajve të kuq’ edhe pjesëmarrjen në ‘Champions League’ në sezonin e ardhshëm.
United për momentin mban vendin e pestë, me 3 pikë më pak se sa Chelsea i Frank Lampard, që vazhdon të qëndrojë në vendin e katërt. Në fakt, konkurenca për zonën ‘Champions’ këtë sezon është rritur ndjeshëm, por Bruno Fernandes këmbënguli se ekipi i Solskjaer i ka të gjitha mundësitë për t’i kaluar provat e mbetura në këtë sezon e për të siguruar prezencën në ‘skenën’ më të rëndësishme të futbollit të klubeve. I pyetur nëse do të jetë ai lideri i ri i ekipit anglez, Bruno Fernandes u përpoq t’i largonte këto cilësime, duke thënë se objektivi i tij kryesor është të ndihmojë sa më shumë klubin dhe shokët e skuadrës të marrin rezultate pozitive. Portugezi u shfaq mjaft i lumtur për golin e tij të parë me fanellën e Manchester United, duke thënë se është një ëndërr që realizohet, pasi për tepër, erdhi pikërisht përpara tifozëve të ‘djajve të kuq’ në ‘Old Trafford’.