“Buzëqesh” Milani, gati rikthimi i Maignan e Bennacer

Sport

3 fitoret rradhazi duket se kanë rikthyer pak dritë në këtë vit të ri për Milanin.”Black-out”-i i periudhës Janar-fillim shkurti ndoshta është tejkaluar, sidomos pas fitores në Champions kundër Tottenhamit. Rikthimi tek suksesi nuk është i vetmi lajm i mirë për Piolin. Sipas raportimeve të mediave italiane portieri Mike Maignan është pranë rikthimit në fushë. Portieri më i mirë i sezonit të shkuar në Serinë A mungon që nga humbja me Napolin më 18 shtator për shkak të një dëmtimi në pulpë. Sigursht parashikimet nuk ishin që të qëndronte kaq gjatë pa luajtur , por një ridëmtim në stërvijte ka bërë që francezi të qëndrojë në tribunë për 5 muaj.

27 vjecari pritet ti bashkohet seancave stërvitore me grupin dhe do të jetë me shumë mundësi i gatshëm për sfidën e ditës së dielë përballë Atalantës. Një takim që ka një vlerë absolute për të dy ekipet sepse do të sfidohen dy skuadra rivale për zonën Champions.

Ndërkohë që në rrugën e rikthimit është edhe Ismael Bennacer. Algjeriani pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen e 24 Janarit ndaj Lazios. 25 vjecari thuajse e ka kaluar këtë shqetësim fizik dhe po ashtu si Maignan pritet që të jetë në dispozicion të Piolit për duelin e së dielës ndaj bergmaskëve, teksa duket i sigurt impenjimi i tyre në takimin e kthimit të vlefshëm për 1/8 e Uefa Champiosn Leagues kundër Tottenhamit në Londër më datë 8 Mars.