Carl Hoefkens (trajner i Club Brugge):

Sport

“E dimë që Atlético e ka gati strategjinë e lojës për përballjen me ne. Na takon që të gjejmë përgjigjgjen e duhur, për atë që do të bëjnë spanjollët. Sigurisht do të provojmë të luajmë një futboll dominant, por e dimë që kjo do të jetë një sfidë shumë e madhe për skuadrën tonë. Eshtë i vecantë sidomos fakti që do të luajmë 90 minuta këtu në Metropolitano, që parashikoj të jenë të zjarrta. Për momentin nuk shoh përtej kësaj ndeshjeje. E rëndësishme është që të vazhdojmë të luajmë me të njëjtin rendiment sic kemi bërë deri tani. Natyrisht që do të kërkojmë rezultatin më të mirë të mundshëm, edhe pse luajmë në transfertë. Objektivi ynë është të vazhdojmë të fitojmë ndeshje pas ndeshje. Në fund të kësaj faze grupesh do të shohim se ku do të mbërrijmë. Jemi të vetëdijshëm se gjendemi fare afër një arritjeje që do të ishte madhështore për ne, konkretisht kualifikimi në 1/8-at e finaleve të Champions League. Diego Simeone? Për mua është një nga trajnerët më të mëdhenj në botë. Nuk është e lehtë të drejtosh një ekip përgjatë disa viteve dhe të arrish gjithmonë rezultate pozitive, sic po bën ai në krye të Atleticos”.