Tajon Buchanan (lojtar i Club Brugge):

Sport

“Pas një periudhe të vështirë, tashmë jam me ekipin dhe po luaj në mënyrë të vazhdueshme. Ndihem vërtet në formë të mirë. Kjo është gjithcka që kam ëndërruar, vecanërisht që luaj në Champions League. Në planin e skuadrës jemi të vetëdijshëm se për cfarë objektivi luajmë, përderisa gjendemi në krye të grupit dhe nuk mund të fshihemi më. Deri tani kemi pasur një ecuri të mirë, por duhet të sforcohemi për të fituar edhe këtë ndeshje përballë Atletico Madridit. Do të luajmë ndaj një mbrojtje tepër të fortë. I respektojmë, por nuk kemi frikë. Duhet të zbresim në fushë duke synuar të bëjmë ndeshjen tonë, ashtu sic kemi luajtur zakonisht në përballjet e deritanishme”.