Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid

Sport

“E njohim mjaft mirë kundërshtarin dhe cilësitë që ka në të gjitha repartet. Jemi të vetëdijshëm se nëse duam t’i mposhtim, do të na duhet të luftojmë shumë. Të fitosh ‘Champions League’-ën është gjithnjë diçka speciale, pasi të mban të karikuar për një kohë të gjatë dhe në këtë gjendje vijmë edhe sot. Nëse kemi mundësinë të luajmë për këtë trofe, kjo vjen prej skuadrës që fitoi ‘Champions League’-ën. Por aty nuk fituan vetëm 11 lojtarë, të gjithë dhanë kontributin e tyre dhe të gjithë meritojnë të luajnë sot. Por mund të them se me shumë gjasa, ata që do të luajnë në formacionin titullar do të jenë të njëjtët që fituan edhe finalen e Parisit.

Edhe në këtë sezon të ri, duam të luftojmë për të fituar të gjitha kompeticionet. Sigurisht që të fitosh 6 trofe është shumë e vështirë, por unë kamë besim tek aftësitë dhe dëshira e lojtarëve të mi. Të gjithë janë të gatshëm të japin më të mirën e tyre dhe një trajner nuk mund të kërkojë më shumë nga kjo skuadër, që për mendimin tim është edhe më e fortë se sa në sezonin e shkuar. Sa i përket statistikave, mund të them që nuk janë të rëndësishme për mua. Dua ta shijoj këtë moment me lojtarët e mi dhe të shohim përpara drejt fitoreve.”