Celina largohet nga City, por mbetet ne Angli!

Sport

bersant
Bersant Celina do të vazhdojë të luajë në Championshipin anglez. Mesfushori sulmues i Kosova ka nënshkruar kontratë me Sëansea Cityn. Lajmin e ka publikuar babai i tij në Facebook, duke publikuar foton gjatë nënshkrimit të kontratës. Sipas “Sky Sports”, Mançester Siti ka arritur marrëveshje me Sëansea për transferimin e Celinës për shumën e 5 milionë eurove.Celina deri më tani kishte kontratë me Manchester Cityn, nga të cilët në dy vitet e fundit ishte i huazuar.

bersantiii

Herën e fundit u huazua tek Ipsëich Toën, ku pati 35 paraqitje dhe shënoi 7 gola. Kështu, talenti Celina edhe në sezonin e ri do të jetë pjesë e “Championship” në Angli, duke pasur parasysh se Sëansea në sezonin e kaluar ra nga Premier League, bashkë me Stoke të Xherdan Shaqirit dhe ëest Bromuiç Albion. Celina është pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës, aty ku deri më tani ka zhvilluar 10 ndeshje.