Liverpooli kërkon të angazhojë Xherdan Shaqirin

Sport

xherdan
Liverpooli është në bisedime serioze për të marrë shërbimet e Xherdan Shaqirit në Anfield. Kështu raporton BBC që citon burime të sajat duke e bërë më se të sigurt lajmin që ishte raportuar edhe kohë më parë. 26-vjeçari që përfaqësoi Zvicrën në botërorin Rusi 2018-të, ka deklaruar prej kohësh dëshirën për t’u larguar nga Stoke City dhe për këtë, të kuqtë po shqyrtojnë mundësitë për ta veshur ate me fanellën e 18 herë kampionëve të Anglisë. Stoke ra nga kategoria këtë sezon dhe do ta ketë të vështirë t’i paguajë pagën e majme shtatshkurtrit me origjinë nga Gjilani.

xherdaniiiiiiii

Shaqiri paguhet mbi 4 milionë paundë dhe ishte pikërisht paga e majme që e bindi atë 3 vite më parë që të zgjidhte Stoke City-in, kur u largua nga Interi. Klubi me bazë në Staffordshire e angazhoi Shaqirin për 12 milionë paundë dhe gjasat janë që Liverpooli ta angazhojë për jo më shumë se 13 milionë, kjo për shkak të një klauzole prezente në kontratë në rast se skuadra gjendet në kategori të dytë. Nga ana tjetër Liverpooli ka treguar se kërkon medoemos lojtarë të shpejtë dhe të teknikshëm në krahë. Fekir mbetet i pa-arritshëm dhe shumë i shtrenjtë, kështuqë Shaqiri është alternativë e mirë. Vjet Shaqiri realizoi 8 gola me Stoke City-in. Ndërsa me Zvicrën këtë botëror tregoi një formë të mirë fizike.