Çështja fiskale e Ronaldos, avokatët ofrojnë 3.8 milionë shteti spanjoll refuzon marrëveshjen

Sport

ronaldo
Autoritetet spanjolle nuk pranojnë marrëveshje me Ronaldon për sa i përket çështjes së tij të evazionit fiskal. Gazeta AS raportoi të martën se avokatët e portugezit kishin paraqitur një ofertë për të rrëzuar akuzat e ngritura ndaj 33-vjecarit, por që asgjë nuk ka shkuar sipas parashikimeve. Ylli i Realit të Madridit akuzohet prej korrikut të vitit të kaluar se nuk deklaroi rreth 15 milionë euro të ardhura nga të drejtat e imazhit, kjo për një periudhë prej 3 vitesh gjatë sezonet 2011-2014-të. Ronaldo u paraqit në gjyq dhe asokohe mbajti qëndrimin se gjithcka ishte konform rregullave dhe se për pretendimet e ngritura nuk kishte dijeni.

ronaldoooo

 

“Unë gjithmonë i paguaj detyrimet e mia, i bëj gjërat konform rregullave” – ishte deklarata kryesore e sulmuesit të Realit. Sidoqoftë avokatët e portugezit thuhet se në muajin mars i kanë ofruar autoriteteve të taksave 3.8 milionë euro në këmbim të rrëzimit të akuzave. Burime të gazetës AS thonë se kjo ofertë nuk mund të pranohej kurrësesi nga autoritetet pasi nuk përbën as gjysmën e dëmit që Ronaldo u ka shkaktuar tatimeve. Rasti i portugezit nuk është as i pari dhe as i fundit në Spanjë. Futbollistë si Mascherano, Messi, Neymar apo dhe trajneri Jose Mourinho janë përballur gjithashtu me autoritetet fiskale lidhur me shmangien e detyrimeve duke mos deklaruar të ardhurat nga të drejtat e imazhit.