Lewis Hamilton fiton në Singapor dhe ‘fluturon’ drejt titullit

Sport

ham lew
Lewis Hamilton i afrohet gjithnjë e më shumë konfirmimit si kampion bote në “Formula 1”, pasi britaniku ka dalë si triumfues edhe në Singapor. Piloti i Mercedes menaxhoi mjaft mirë vendin e parë të fituar më ‘pole-position’, duke mos i dhënë asnjëherë mundësinë rivalëve të tij për t’a parakaluar. Në fakt 6 vendet e para nuk patën ndryshime nga linja e nisjes, me Max Verstappen që e përfundoi garën i dyti e Sebastian Vettel i treti. Gjermani në fakt mund të kishte zhvilluar një garë më të mirë, nëse skuadra Ferrari nuk do të gabonte me strategjinë. Vettel ia doli të parakalonte Verstappen në xhiron e parë, por në luftën e bokseve, skuadra ‘Red Bull’ ia dhuroi edhe njërherë pilotit të saj vendin e dytë.

5Jvfo72f 400x400

Tek Ferrari kërkuan një strategji në sulm për Vettel, duke i montuar gomat ‘ultrasoft’, por duke qenë se kishin mbetur ende dhe shumë xhiro për t’u zhvilluar, gjermani u detyrua të ulte ritmin për të ruajtur gomat e për ta përfunduar vetëm me 1 ‘pit-stop’. Te Ferrari vendosën për këtë gjë pasi një tjetër futje në bokse për Vettel do të rrezikonte edhe vendin e fundit të podiumit. Hamilton nga ana tjetër vazhdon rrugëtimin drejt titulli kampion, teksa diferencat mes tij dhe Vettel në renditjen e përgjithshme janë 40 pikë. Më 6 gara të mbetura për t’u zhvilluar, gjermani ka ende kohë për të përmbysur renditjen, por shumë janë skeptikë nëse Vettel do të jetë i aftë për arrijë diçka të tillë, për shkak të gabimeve të shumta të tij dhe Ferrarit në garat e fundit. Edhe tek lufta për konstruktorë, Mercedes vijon të thellojë diferencat me Ferrarin. Marka gjermane numëron 452 pikë, kundrejt 415 të italianëve, që mbeten ndjekësit e tyre më të afërt.