Dwyane Wade do firmosë me Miami Heat edhe për 1 vit

Sport

Wade DW
Dwyane Wade do të vazhdojë të jetë pjesë e NBA, pasi ka firmosur më Miami Heat edhe për 1 sezon tjetër. Veterani ishte prej kohësh në dyshim nëse do të vazhdonte të luante basketboll apo jo, duke shtuar këtu faktin se ai kërkonte t’a bënte diçka të tillë vetëm me Miami Heat, skuadër ku ëade ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij. Sipas asaj që raportohet në mediat amerikane, 36-vjeçari është shtyrë të firmosë edhe për 1 vit me Miamin, pas disa telefonatave të trajnerit të skuadrës Erik Spoelstra, që beson se eksperienca e ëade mund të ndihmojë jo pak skuadrën.

1536972205 1535067287 1524632166 gettyimages 946332604 master
Burime pranë lojtarit thonë se deri para 1 jave, ëade ka menduar seriozisht tërheqjen, për arsye se kërkonte të fokusohej në bizneset që ai dhe familja e tij kanë aktualisht në zotërim. Për më tepër, veterani nuk ka dashur të shtyjë Miami Heat të firmosë me të, pasi siç thoshte kohë më parë vetë 36-vjeçari, nuk donte të bëhej barrë e skuadrës. Dwayne ëade u bë pjesë e Miami Heat për herë të parë në vitin 2003. Ai cilësohet si një nga goditësit dhe qendrat më të mira të historisë së NBA. Me Miamin, ëade ka fituar 3 herë titullin kampion, ku formonte 3-shën e ëndrrave në këtë skuadër së bashku me LeBron James dhe Chris Bosh.