Jose Mourinho reagon ashpër ndaj eleminimit të skuadrës së tij nga Kupa e Italisë!

Sport

Jose Mourinho nuk e ka kapërdirë aspak mirë eliminimin nga Kupa e Italisë. Në përfundim të sfidës, portugezi ka replikuar ashpër me lojtarët e tij, të cilëve iu ka thënë që nëse nuk e përballojnë dot një nivel të tillë, atëherë të shkojnë dhe të luajnë në Serinë A.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se Mourinho ka përdorur tone të ashpra në dhomat e zhveshjes, duke iu kujtuar futbollistëve se në përballjen ndaj Interit, kanë treguar mungesë dëshire dhe personaliteti.

59 vjeçari nuk i ka anashkaluar dot 10 minutat e para të sfidës, aty ku sipas tij, ato ishin momentet më të dobëta të skuadrës së tij në disfatën 2-0 përballë kampionëve të Italisë.

“Dua ta di përse ishit inekzistentë në 10 minutat e para të lojës. Të njëjtën gjë keni bërë edhe ndaj Milanit dhe këtë nuk e kuptoj aspak. Keni 2 vite që silleni si një skuadër e vogël përballë ekipeve të forta dhe këtë nuk po e konceptoj dot. Nëse vazhdojmë kështu, atëherë edhe arbitrat do na trajtojnë si të vegjël. Në vend që të motivoheni ndaj skuadrave të mëdha, ju shkoni e turpëroheni. Kjo është diçka e paprahueshme. Nëse keni frikë nga ndeshje të tilla, atëherë shkoni e luani në Serinë C, pasi aty  nuk do përballeni me presion. Kjo më duket mungesë personaliteti nga ana juaj dhe kjo është një cilësi mjaft negative tek një person”, është shprehur ndër të tjera Special One.

Në fakt, Roma e këtij sezoni është e njohur për rezultate negative ndaj skuadrave të mëdha, teksa me ekipet e kreut, ka arritur të fitojë vetëm ndaj Atalantës me rezultatin 4-1 në transfertë.