Wayne Rooney nuk e fsheh dëshirën për t’u bërë trajner i Manchester United!

Sport

Ish-sulmuesi legjendar i djajve të kuq, gjatë një prononcimi të tij për Sky Sport ka treguar për ëndrrën e tij të madhe që ka për të ardhmen.

Teksa aktualisht është nën drejtimin e Derby County në Championship, Rooney ka thënë se padyshim që të emërohet në krye të United është një nga objektivat e tij dhe kjo nuk është më një secret.

“Nëse do të më jepej mundësia për të drejtuar United, padyshim që do e pranoja me kënaqësi diçka të tillë. Për momentin jam tërësisht i përqendruar tek Derby Conty për të përmbushur misionin tonë që është mbijetesë në Championship, mirëpo Manchester United, po ashtu edhe Evertoni janë dy klubi shumë të afërta për mua. Uroj që në një të ardhme të drejtoj njërën prej tyre”, ka cituar ndër të tjera 36 vjeçari.

Sa i përket të kuqve të Manchesterit, United po kalon një periudhë mjaft të vështirë këtë edicion sa i përket rezultateve në fushën e lojës. Madje, as Ralf Rangnick, që erdhi pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, nuk po mundet dot t’i kthejë në shina djajtë e kuq.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e klubit kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm. Nëse detyra nuk i besohet sërish Rangnick, atëherë padyshim qe Wayne Rooney mbetet një prej kandidatëve për t’u emëruar në krye të pankinës në Old Trafford.