Trajneri i Plzen: Jemi një skuadër me lojtarë të vjetër…

Sport

plzna
Pavel Vrba (trajner i Plzen): “Eshtë e vërtetë që neve jemi një skuadër me lojtarë të vjetër në moshë dhe me më tepër përvojë. Kjo do të thotë se zotërojmë avantazhin e një ekipi, që është i aftë për të përgatitur veten sa më mirë. E madje shpesh arrijmë të bëjmë edhe paraqitje të mira. Nga ana tjetër, dihet që CSKA është në proces rindërtimi, pasi ka shumë lojtarë të rinj. Ndërkohë që duhet pranuar se ka bërë një progres të dukshëm nën drejtimin e trajnerit të ri. Për neve është një ndeshje që vlen 6 pikë, duke ditur që bëhet fjalë për një përballje direkte për një biletë në një tjetër kompeticion evropian, ndonëse më i vogël se Champions League, ku jemi aktualisht. Eshtë e vërtetë që njihem me trajnerin e CSKA, Goncharenko. Megjithatë mendoj se kjo nuk është i jep ndonjë avantazh, as mua, as atij, përderisa do të luajnë dy skuadra që edhe në ndeshjen e parë treguan se mund të rezervojnë surpriza”.

KarimBenzemaRomanHubnikRealMadridvsnwQYkfUJZNxl

Roman Gubnik (kapiten i Plzen): “Nuk shoh shumë diferencë midis zero gradëve, -5 apo -10 gradëve të temperaturës. Në të njëjtat kushte luajmë edhe në shtëpinë tonë. Të gjithë duhet të mësohemi me një gjë të tillë. E dimë që CSKA ka një skuadër të re me lojtarë tepër cilësorë. Këtë e provuam direkt gjatë asaj ndeshjeje të parë të luajtur në fushën tonë. Kemi ardhur duke ditur që vetëm susesi do të na japë shansin të kualifikohemi për në Ligën e Evropës. Jemi gati të zbresim në fushë me përgjegjësi dhe përqendrim maksimal”.