Çështja ‘Pogba’, Mourino i hap luftë agjentin Mino Raiola

Sport

Paul Pogba00
Ditët e fundit është përfolur shumë për një interesim të Barcelonës për kampionin e botës, Paul Pogba. Mesfushori i Manchester United mendohet të jetë objektivi final i blaugranave për këtë merkato, pas transferimeve në mesfushë të Arthur apo Vidal.
Por ka qenë trajneri i “djajve të kuq”, Jose Mourinho, i cili e ka bllokuar transferimin e 25-vjeçarit në Barcelonë dhe ka filluar kështu një “luftë” me agjentin e mesfushorit francez, Mino Raiola.
Sipas gazetës “The Times”, Jose Mourinhos nuk i kanë pëlqyer sjelljet dhe veprimet e Raiolas së fundmi, sa i përket Pogba dhe e ka telefonuar atë për t’i thënë se ai nuk mendon për të mirën e klientit të tij, por vetëm për veten. Ndërkohë agjenti holandez, pasi është informuar se “djajtë e kuq” nuk do ta lejojnë një kalim të Pogba te Barcelona, u ka kërkuar menjëherë drejtuesve anglezë një rritje page për klientin e tij. Aktualisht Pogba fiton 14 milionë euro në vit, por Raiola kërkon nga klubi t’ia ofrojnë një kontratë të re, sipas së cilës francezi do të fitonte më shumë se 21 milionë euro në vit.
Spekulimet se Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi dhe t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës filluan pas takimit që mesfushori francez dhe agjenti i tij patën me drejtorin sportiv të Barcelonës, Eric Abidal.