Champions, Barcelona kundërshtari më i keq për Atletico

Sport

fc-barcelona_wfqbbmlcmphg1k8dy2717lhbq.jpg

Barcelona-Atletico Madrid është supërsfida që vjen sonte ekskluzivisht në TRING SPORT 1 HD. Duel i gjithi për t’u shijuar, sepse vjen edhe pas humbjes që pësuan kampionët në fuqi ndaj skuadrës tjetër të Madridit, Realit.
Atletico udhëton në Camp Nou në takimin e parë, që dominon edhe në La Ligë me gjashtë pikë më shumë se skuadra e Simeones. Trajneri Diego Simeone beson se lojtarët e tij e dinë se çfarë të presin nga Barcelona në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. “Të dy skuadrat e njohin shumë mirë njëra-tjetrën, nuk mendoj se ka shumë hapësirë për befasi”, ka thënë Simeone në konferencën para ndeshjes. “Ata luajnë një futboll të veçantë dhe spektakolar nën urdhrat e Luis Enriques. Nuk besoj se humbja në El Clasico do të ndikojë. Përherë presim më të mirën nga Barça. Ata do të luajnë për këtë, luajnë në shtëpi. Janë shumë të fortë, kundërshtarë të vështirë”.