Mourinho vlerëson Mbappen si lojtarin më të vlefshëm në botë për momentin!

Sport

jose2
Kylian Mbappe duket të jetë i vetmi që mund të sfidojë Messin në luftën për ‘Këpucën e Artë’ këtë vit dhe francezi nuk ka ndërmend të ndalet së shënuari. Pavarësisht eleminimit të PSG nga Champions League, ylli i kombëtares franceze vijon të tregojë një formë të jashtëzakonshme, duke bërë që mungesa e Neymar të mos ndihet thuajse aspak. Por për Jose Mourinhon, Mbappe vlen shumë më shumë se sa mendojnë tifozët e futbollit. Sipas ish-trajnerit të Manchester United, 20-vjeçari është aktualisht lojtari më i vlefshëm e më i shtrenjtë i botës së futbollit, duke parakaluar edhe Messin apo Cristiano Ronaldon. Portugezi thotë se Mbappe nuk duhet të shihet më thjesht si e ardhmja e këtij sporti, pasi ai që tani po luan në nivelet më të larta të mundshme.

15528570074145

Në krahasim me dyshen që ka dominuar futbollin në dekadën e fundit, Mourinho thotë se diferencën e bën mosha e re e Mbappe. Luzitani përmend faktin që lojtari i PSG u rendit i katërti në renditjen për ‘Topin e Artë’, teksa ende nuk ka mbushur 21-vjeç. Kështu Mourinho është i bindur se nëse do të ndodhë një transferim i Mbappe diku tjetër, atëherë me gjasa do të jetë lëvizja me e kushtueshme në merkaton e futbollit. Këtë sezon, Mbappe numëron 34 ndeshje me fanellën e kampionëve në fuqi të Francës, ku ka shënuar plot 30 gola dhe 15 asiste. Vlera e tij në merkato llogaritet mbi 200 milionë euro, por mediat franceze spekulojnë se tek PSG nuk kanë ndërmend të largojnë yllin e tyre pa një ofertë më të lartë se 250 milionë euro.