Lenjani vendos të mos vijë më te Shqipëria e Panuccit!

Sport

Ermir Lenjani
Emir Lenjani ka refuzuar t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kombëtares, pasi Panucci u kujtua për të, vetëm si rrjedhojë e dëmtimit të Binakut. Siç shpjegoi vetë mesfushori i Sionit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai kishte mbetur i ofenduar nga trajtimi që i ka bërë trajneri kuqezi dhe prandaj ka vendosur se nuk do të vijë më te Shqipëria, përsa kohë në stol të jetë italiani. 29-vjeçari njoftoi zyrtarisht se ka refuzuar ftesën që i ka dërguar Panucci për dy eleminatoret e radhës, teksa ndër të tjera ka shkruar:

Stade rennais vs USM Alger July 16th 2016 Ermir Lenjani 1

“Vetëm kur lëndohen 4-5 lojtarë, trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por “JO!”. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren, sa të jesh ti aty”.Gjithashtu, Lenjani ka theksuar se është krenar që ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare që prej vitit 2013, por nuk ka fshehur zhgënjimin për mungesën e ftesës në dy muajt e fundit, aq më tepër kur është duke kaluar një formë të mirë sportive. Futbollisti 29-vjeçar ishte pjesë e Shqipërisë në ‘Euro 2016’, ndërsa gjatë dy viteve të fundit ka qenë pjesë e ekipit zviceran, Sion, aty ku aktivizohet që nga korriku i vitit 2017.