Hakan Çalhanoglu (Mesfushor I Interit)

Sport

“E njoh mirë Bayernin, kam luajtur shumë ndeshje kundër tyre gjatë kohës kur aktivizohesha në Bundesligë. Di të them se ata janë të fortë, dinamikë dhe të shpejtë. Bëhet fjalë për një skuadër që gjithmonë dëshiron të dominojë fushën, përmes një presioni të lartë. Nuk mund ta humbim topin shumë lehtë, sepse ata janë gjithmonë të shpejtë. Të gjitha skuadrat në grupin tonë duan të kualifikohen, por ne duhet të jemi të qetë dhe t’I marrim ndeshjet, duke menduar hap pas hapi. Është një grup  i vështirë njësoj si viti i kaluar, por ne duam të përmirësojmë gabimet e vitit të kaluar.