Simone Inzaghi (trajner I Inter):

Sport

E dimë forcën e kundërshtari dhe grupi është shumë konkurrues. Vijmë nga zhgënjimi i derbit, e dimë se çfarë përfaqësonte për tifozët dhe për klubin tonë”. Ne e dimë se duhet të grumbullojme 10 pikë në këtë grup. Objektivisht, është një grup shumë më i vështirë se ai vitit i kaluar, por ne jemi Inter kështu që duhet të jetë një mundësi e mirë për të parë nivelin tone duke u përballur me Bayernin. Ata janë një nga ekipet pretendte për të fituar Champions League. Kam parë dy ndeshjet  e fundit ne kampionat. Për sa i përket shifrave dhe statistikave nuk ka patur garë, teksa kundërshtarët ishin të mirë në kufizimin e kësaj skuadre, e cila ka intensitetin e më të mirëve në Evropë”. Përsa I takon kritikave, në futboll janë gjithmonw të pranishme. Gjithashtu më pëlqen të dëgjoj ato që janë konstruktive sepse më stimulojnë. Çdo ditë më duhet të bëj dhjetëra zgjedhje dhe përpiqem t’i bëj për të mirën e Interit.”