Hysaj, nga më i dobëti bëhet më i dalluari!

Sport

Duket sikur kanë kaluar vite nga ajo që ndodhte pas ndeshjes së Shqipërisë me Francën, kur “France Football” e konsideronte Elseid Hysajn si fytyrën më të dobët të përfaqësueses kuqezi. Në të vërtetë, pas vetëm pak ditëve, revista prestigjoze ka thurur elozhe për mbrojtësin që ndaj Islandës ishte edhe kapiten i Shqipërisë. Madje e ka përfshirë shkodranin edhe në formacionin më të mirë të eleminatoreve të shtatorit, duke e dalluar përkrah emrave si në mbrojtje, De Bryne e Sanco në mesfushë, apo Ronaldo në sulm.


Konkretisht, revista e njohur franceze e ka vlerësuar Hysajn si mbrojtësin më të mirë të djathtë, në një vendosje 4-1-4-1, duke shpjeguar se e meritonte të veçohej si ndër më të dalluarit, përtej faktit që arriti të shënojë goli e tij të parë me fanellën kuqezi pas një aksioni vërtet të bukur. Por gjithashtu francezët kanë dashur të vlerësojnë edhe në përgjithësi për veprimet e tij në të dy fazat e lojës.
Saktësisht, formacioni i më të mirëve të ndeshjeve të fundit të shtatorit përbëhet nga portieri i Andorës, Gomes, i cili shmangu pësimin e më shumë se 3 gola ndaj Francës. Më pas vjen mbrojtësi gjerman Marcel Halsterberg në të majtë, kurse në qendër francezi Lenglet dhe austriaku Dragovic që neutralizoi Leëandoëskin. Për të ardhur më pas te Hysaj në të djathtë. Mesfusha formohet nga Barela disi më i tërhequr dhe De Brujn, Sancho e Mkhitarjan disi më përpara, bashkë me luksemburgasin Denis Salanovic, autor i barazimit 1-1 ndaj Greqisë. Kurse majën e sulmit e zë Kristiano Ronaldon i cili ishte i pandalshëm në ndeshjen e fundit të Portugalisë, duke shënuar 4 gola ndaj Lituanisë dhe duke qenë afër të tjerë rekordeve personalë.