NBA hyn në fazën finale, ja cilët janë favoritët…

Sport

playyoffff
NBA mbylli sezonin e rregullt dhe njohu skuadrat e kualifikuara për finalet e mëdha të këtij, ku sërish për tifozët pati zhgënjime. Ekipe me shumë peshë si Chicago Bulls, Detroit Pistons, Dallas Mavericks apo Los Angeles Lakers ende nuk po dalin dot nga periudha e vështirë, në të cilën gjenden tashmë prej disa kohësh dhe do t’u duhet t’i ndjekin finalet si spektatorë. 

spurs
Në Konferencën e Perëndimit, dy favoritët kryesorë janë padyshim kampionët në fuqi të Golden State Warriors dhe teksanët e Houston Rockets, të cilët e përfunduan sezonin e rregullt si më të mirët. Në ndeshjet e para të “play-off”, Houston pritet mos ta ketë shumë të vështirë ndaj Minnesota Timberwolves, ndërsa Warriors do të përballen me një emër të madh të basketbollit amerikan si San Antonio Spurs.

toronto
Në çerekfinale, në këtë konferencë pritet një përballje e fortë mes Houston dhe Oklahoma City Thunder, me këta të fundit që do të përballen fillimisht me Utah Jazz.
Ndërsa në lindje, Toronto Raptors kanë treguar se do të jenë një kundërshtar mjaft i fortë për të gjithë dhe përballë Washington Wizards mendohet të mos kenë probleme. Testi i vërtetë për Toronton mund të jetë në çerekfinale, kundër nenkampionëve të Cleveland Cavaliers, gjithmonë nëse skuadra e LeBron James kalon pa probleme Indiana Pacers. Boston Celtics janë një tjetër favorit dhe përballë Milwaukee Bucks, nuk priten probleme për skuadrën e udhëhequr nga Kyrie Irving.